KRONIKËLAJMI FUNDIT

FIER/ Bie nga kati i pestë i pallatit dhe humbet jetën, 56-vjeçari pronar i nje dyqani mishi tek Sharra. (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Fierit.

Shtetasi Feti Hoxha, 56 vjeç, ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati e për pasojë ka humbur jetën. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
Feti Hoxha

Policia po punon për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Banorët e asaj zone thanë për burimet se shtetasi ishte pronar i një dyqani mishi në të cilin punonte prej vitesh së bashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka shokuar të gjithë banorët, të cilët e kishin përshëndetur si zakonisht, teksa nuk kishin vënë re asnjë shenjë shqetësimi që mund ta shtynte të ndërmerrte një akt të tillë ekstrem për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button