KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Ceremoni përkujtimore për Dëshmorin e Policisë Novruz Cenalia

Në Fier është zhvilluar një ceremoni përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Policisë, Novruz Cenalia.

Reklama në FieriWeb

Në këtë veprimtari, e mbushur me ndjenjë respekti dhe dhimbjeje, morën pjesë:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
  • Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hita,
  • Prefekti i Qarkut Fier, z. Arben Çuko,
  • familjarë të Dëshmorit, si dhe
  • kolegë dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, pjesëmarrësit vendosën kurora me lule pranë varrit të Dëshmorit Cenalia, duke përkujtuar jo vetëm aktin e tij të lartë të sakrificës, por edhe vlerat njerëzore e profesionale që e karakterizonin.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Drejtori Skënder Hita, në fjalën e tij, theksoi:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Novruzi, sot nuk është vetëm biri, vëllai, kushëriri, shoku dhe kolegu juaj dhe i yni. Ai sot është gur themeli në shtetndërtim, është pjesë e historisë dhe imazh i misionit të Policisë. Emri i tij është shkruar me germa të arta, për trimërinë tej moshës biologjike dhe për sakrificën tej të vështirës.”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Ai shtoi se rasti i Cenalisë tregon edhe rrezikshmërinë që sjell përballja me krimin dhe domosdoshmërinë për bashkim, profesionalizëm dhe kujdes të vazhdueshëm në radhët e Policisë.

Drejtori Hita garantoi familjarët se Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë një derë e hapur mbështetjeje dhe miqësie për ta.

Sakrifica e Dëshmorit Novruz Cenalia do të qëndrojë përherë në piedestalin më të lartë të Policisë së Shtetit.

Lavdi të përjetshme veprës së tij!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button