AKTUALITETFIERI YNË TV

FIER/ Dëshpërimi i bujkut Mili Sako: jam mes dilemës të mbjell grurë me humbje apo të emigrojë 


Rritja e çmimit të plehrave kimike ka vënë në vështirësi kultivuesit e drithërave në Myzeqe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Ne kishim mbjellë ndërkohë që çmimet e plehrave dhe pesticideve u rritën. U gjendëm në mes të një lumi dhe nuk dinim nga t’ia mbanim”,tha Mili Sako, bujk.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mili Sako është një ndër bujqit më të mëdhenj të tokave të mbjella me drithëra, kryesisht grurë dhe misër në zonat Topoj, Darëzezë e Shënpjetër të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ish traktoristi i kooperativës  u mbështet te përvoja e tij për të dalë me guxim në treg, me prodhimin që priste nga rreth 105 hektarët prej tokave të veta dhe të marra me qira.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bujku thotë se e dinte që do të përballej ashpërsisht me konkurrencën e importit, kur hodhi farën e grurit në arë, tetorin e kaluar. Por, trefishimi i çmimit të plehrave kimike, më vonë, ishte i paparashikueshëm për të.

“Kam marrë prodhime të mbara në verë. Por, ky prodhim nuk më gëzon, sepse shpenzimet e bëra janë tepër të larta”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Mungesa e një pike për grumbullimin dhe magazinimin e prodhimit paraqet një vështirësi tjetër për prodhuesit e grurit. Mili  thotë se skema me naftë falas mbështet kultivuesit që kanë sipërfaqe toke deri në 10 hektarë. Ndërsa për një prodhues të madh, si ai, ndihma shtetërore është tejet e paktë.

“I kënaqur, nëse me paratë nga shitja e drithit do të arrij të mbuloj qoftë edhe vetëm shpenzimet e kryera”.

Ndërsa nuk është ende i sigurtë nëse do të mbjellë apo jo përsëri grurë këtë vjeshtë 64-vjeçari me lot në sy na thotë se po mendon edhe largimin nga vendi. /TCH

Related Articles

Back to top button