AKTUALITETVIDEO

FIER/ Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 10 shtetas. (VIDEO)


DVP Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 10 shtetas.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Policia Rrugore e Fierit ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjithashtu, janë pezulluar 5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1231 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

-5 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-267 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-89 masa për përdorimin e aparatit celular;
-301 masa për parakalime të gabuara;
-7 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-198 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-314 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Related Articles

Back to top button