KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Dy persona nën hetim për dëmtim automjetesh, njëri shpallet në kërkim

Policia e Fierit ka nisur procedim penal për një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për dëmtim të qëllimshëm të automjeteve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shtetasi A. Sh., 57 vjeç, banues në Fier, është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka çarë gomat e automjetit të shtetases H. K., 32 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim shtetasin K. K., 25 vjeç, i cili akuzohet se ka dëmtuar serbatorin e automjetit të shtetasit E. L., 46 vjeç, me qëllim vjedhjen e karburantit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button