KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier: Dy të reja nga Venezuela dhu*ohen në banesën e tyre në lagjen “Konferenca e Pezës, autori u grabit celularët për të mos njoftuar Policinë
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Sipas njoftimit të Drejtoria Vendore e Policisë Fier, dy shtetase nga Venezuela, të moshave 19 dhe 21 vjeçe, janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas ende të paidentifikuar.
Gjatë konfliktit, ky i fundit dyshohet se u ka marrë dy telefona celularë, me qëllim që të mos njoftonin policinë.
Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




