AKTUALITETKRONIKË

Fier: Dy të rinj arrestohen për mashtrimin dhe dhunimin e një emigranti pakistanez


Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, N. S., 21 vjeç nga Mallakastra, dhe E. Ç., 26 vjeç nga Fieri, të dyshuar për dhunimin dhe grabitjen e një emigranti nga Pakistani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas informacioneve zyrtare, dy të rinjtë kishin marrë emigrantin në automjet nga Gjirokastra, duke i premtuar se do ta transportonin në Shkodër me qëllim kalimin ilegal të kufirit për në Mal të Zi. Në vend të kësaj, ata e dhunuan, i morën paratë dhe e braktisën në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja u zbardh shpejt nga autoritetet pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, ku emigranti kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët brenda pak orësh, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave të grabitura, dy celularë dhe automjetin e përdorur në krim.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Emigranti pakistanez është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button