AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Emergjencat Civile: Qarku pa probleme, Vjosa në shtratin e saj, Semani nën monitorim për rritje të prurjeve nga shkarkimet e HEC Banja

Dita e sotme në qarkun Fier është karakterizuar nga reshje të imta shiu me intensitet të ulët, ndërsa në intervale të shkurtra kohore reshjet kanë qenë me intensitet mesatar. Aktualisht, lumi Vjosa është rikthyer në shtratin e tij, ndërsa lumi Seman vijon të monitorohet për shkak të shkarkimeve të kontrolluara nga Hidrocentrali i Banjës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve nga strukturat e MC pranë bashkive dhe DVP Fier, nuk janë raportuar situata problematike. Gjendja paraqitet si më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Akset nacionale dhe rurale: të kalueshme normalisht.
    Gjatë ditës, në aksin Fier–Ballsh, në vendin e quajtur “Kthesat e Visokës”, ka patur rrëshqitje të pakta dheu (pa bllokuar qarkullimin), të cilat u pastruan menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes.
  • Energjia elektrike: Furnizimi është në normalitet.
  • Lumenjtë:
    • Vjosa dhe Shkumbini aktualisht janë në kuota normale.
    • Lumi Seman po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rritjes së lehtë të prurjeve si pasojë e shkarkimeve të HEC Banja, por deri tani pa asnjë rrezik.
  • Hidrovorët: Në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm: Në normalitet.

Strukturat e emergjencave dhe institucionet përkatëse po ndjekin situatën në kohë reale dhe mbeten në gatishmëri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button