FIER/ Është ndarë nga jeta mësuesi dhe qytetari model i Fierit, Kostandin Boçova.
Dje ne mesditë është zhvilluar cermonia e varrimit te mesuesit dhe qytetarit model të Fierit Kostandin Bocova.
Kostandini u lind më10 maj 1934 në qytetin e Fierit në një familje me trashëgimni arsimdashëse dhe patriotike. Shkollën fillore dhe Uniken e kreu në qytetin e Fierit. Në vitet 1950-1954 kreu shkollën e mesme pedagogjike“Shejnaze Juka” në Shkodër dhe më pas Insitutin 2 – vjeçar.
Në vitin 1964 përfundoi Fakultetin “Histori Fililogji” me korrespondencë dhe nga viti 1954-1958- 1962 punoi si mësues në Pojan dhe Patos të Ri.Me pas ai do të punonte si drejtor i parë i gjimnazit të Ri të Patosit.
Më 1963-1973 ai kreu detyrën e drejtorit të shkollës Grecalli dhe deri në vitin 1981 punoj si nendrejtor në shkollën 8 vjeçare “Naim Frashëri”në Fier.Prej vitit 1981 deri ne vitin 1991 ne daljen në pension punoi si mësues i letërsisë në shkollën e mesme industriale “Petro Sota”.Gjate 35 viteve si mësues e drejtues, Kostandin Boçova është shquar si një mësues me aftësi të rralla metodiko—pedagogjike, dhe marrëdhënie të shkëlqyera me personelin mësimor, nxënësit dhe prindërit.
Ai më tepër dallohej për aftësi mësimdhënie me metodat klasike të të mësuarit duke e bërë lëndën mjaft të dashur të gjallë dhe emocionale.
Si i tillë Koçi njihej si një mësues me karakter të ngrohtë e shoqëror me nxënesit .
Gjatë periudhës së mësuesisë Kostandini kreu kursin e kualifikimit pasuniversitar për psikologji- pedagogji kursin e kualifikimit për “Drejtora”.
Gjithashtu ka përgatitur tema shkencore : “Të mësuarit në praktikë dhe problemet e gjuhës”, ka trajtuar tema didaktike dhe botuar në gazetën “Mësuesi” dhe revistën “Pedagogjike”. Ka qenë bashkëautor në historikun e rrethit të Fierit, dhe qysh nga fillimi i punës si mësues punoi për mbledhjen këngës popullore myzeqare. Gjithashtu ka botuar librin “Bilbili i Myzeqesë” dhe monografinë: “ Bocovët e Fierit”.
Ne anetaret e “Fierin ne zemer”ngushellojme njerezit e familjes Bocova per largimin nga jeta te njeriut te tyre te dashur!