AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Familja Gremaj në Petovë mes varfërisë dhe pasigurisë: Kryefamiljari kërkon ndihmë për një banesë të vogël për fëmijët

VIDEO

Në fshatin Petov të Fierit, jeta e familjes Gremaj zhvillohet mes mjerimit dhe pasigurisë. Në një dhomë të vetme me mure të çara dhe tavan të rrënuar, ku çdo shi e kthen në një vend të pabanueshëm, familja me katër fëmijë të mitur përpiqet të mbijetojë çdo ditë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazment Gremaj, 35 vjeç, kryefamiljari, deri pak kohë më parë punonte në serat e zonës për të siguruar ushqimin e përditshëm. Por pas një konflikti pronësie me të vëllain, ai ndodhet në arrest shtëpie, gjë që ka rënduar më tej gjendjen e familjes. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, që kujdeset për fëmijën njëvjeçar, nuk mund të punojë, duke e lënë familjen në një gjendje të dëshpëruar ekonomike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përveç kërkesës për rishikimin e masës së dënimit, Gazmenti apelon për ndihmë në ndërtimin e një banese të vogël në tokën e tij, që ndodhet në anën tjetër të rrugës. Ai shprehet se me të ardhurat e pakta që siguron nga puna sezonale, mezi arrin të plotësojë nevojat bazë për ushqim, e jo më të ndërtojë një strehë të sigurt për fëmijët.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në këtë situatë të vështirë, familja Gremaj kërkon ndihmën e institucioneve dhe të qytetarëve, për të mos kaluar një tjetër dimër nën çatinë e rrënuar.

Reklama në FieriWeb

Mes zërave të lodhur, është djali 10-vjeçar ai që i jep historisë një prekje të dhimbshme:

“Kur të rritem edhe pak, do të punoj në një furrë buke që t’u sjell bukë motrës dhe vëllezërve.”

Një thirrje e ndjerë për solidaritet dhe ndihmë, që duhet të dëgjohet nga të gjithë.

Related Articles

Back to top button