AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Festa e Policisë së Shtetit, nxënësit e shkollës “Andon Xoxa” vizitojnë DVP Fier

Në kuadër të Festës së Policisë së Shtetit dhe javës së hapur për qytetarët, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier u vizituan nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Punonjësit e DVP Fier i mirëpritën nxënësit, të cilët gjatë vizitës u njohën nga afër me punën e Policisë së Shtetit dhe rolin e saj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. U trajtuan tema që lidhen me situata të përditshme, mënyrat e reagimit dhe zgjidhjet e duhura, si edhe rëndësia e njoftimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë në rast nevoje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nxënësit shfaqën interes të veçantë për angazhimin e Policisë së Shtetit në përmbushjen e misionit të saj, ndërsa disa prej tyre shprehën dëshirën për të vijuar studimet në Akademinë e Sigurisë, me synimin për t’u bërë punonjës policie dhe për t’u shërbyer qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në promovimin e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit me brezat e rinj, si një kontribut i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button