Uncategorized

Fier/ Finalizohet operacioni antidrogë “Casus”, në pranga 31-vjeçari nga Roskoveci

VIDEO

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Casus”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Jashar Çepele, 31 vjeç, banues në Roskovec, i dyshuar për sigurimin dhe shitjen e lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza gati për shitje);
  • 1 peshore elektronike, që shërbente për ndarjen e lëndës;
  • një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal;
  • 2 celularë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, pas menaxhimit të shpejtë të informacionit policor mbi veprimtarinë e të dyshuarit.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button