AKTUALITETKRONIKË

Fier, finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet 24-vjeçari me dhjetëra doza kanabisi

Policia e Fierit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Dozat”, për goditjen e një rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Një 24-vjeçar, banues në Fier, është arrestuar në flagrancë teksa shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kapën shtetasin Blerim Voca gjatë kontrollit fizik, ku iu gjetën dhjetëra doza kanabisi. Gjatë kontrollit të mëvonshëm në banesën e tij, u zbuluan edhe më shumë sasi të lëndës narkotike të gatshme për shitje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Të gjitha materialet e sekuestruara janë dorëzuar si provë materiale, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button