KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Finalizohet operacioni “Gjurmët Digjitale”, ndalohet 24-vjeçari nga Lushnja për por*ografi me të mitur

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, duke identifikuar dhe ndaluar një shtetas të dyshuar për abuzim online ndaj fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vijim të hetimeve të kryera nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë i mundur arrestimi i shtetasit I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike, në të cilat ishin ruajtur materiale pornografike ku përfshiheshin të mitur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb

Policia e Shtetit apelon:

👉 Shmangni çdo formë ruajtjeje, shpërndarjeje apo qarkullimi të materialeve pornografike me të mitur.

👉 Kujtojmë se kjo është një vepër penale e rëndë, që parashikon deri në 10 vite burg. Edhe shpërndarja pa qëllim fitimi përbën krim.

Për të miturit që mund të ndihen të kërcënuar apo të shantazhuar në internet, Policia bën thirrje të mos heshtin, por të denoncojnë menjëherë pranë strukturave policore.

Operacioni “Gjurmët Digjitale” konfirmon vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të mbrojtur fëmijët nga krimet digjitale dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për ta.

Related Articles

Back to top button