AKTUALITETKRONIKË

FIER/ Finalizohet operacioni “Kreshpani” për sekuestrimin e pasurive nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka përfunduar me sukses operacionin “Kreshpani”, që kishte për qëllim sekuestrimin e pasurive të dyshuara se janë fituar nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të këtij operacioni, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme të shtetasit Elton Hoxhaj, 26 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Janë sekuestruar katër automjete, një prej të cilëve ishte kaluar në pronësi të nënës së tij. Elton Hoxhaj, i dënuar më parë në Shqipëri për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të Elton Hoxhaj, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Reklama në FieriWeb

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit ✅ #nëçdoskajtëvendit 🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve 👮️🤝🙍️ #denonconë112 📞 ✅

Related Articles

Back to top button