KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Finalizohet operacioni “Led”, zbulohet një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit në një banesë në Vadhizë; arrestohen 2 person

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, të koduar “Led”, duke zbuluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve të shpejta hetimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit u identifikua një banesë në fshatin Vadhizë, e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, aspiratorëve, filtrave të ajrit dhe pajisjeve të tjera elektrike. Banesa rezultonte me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, duke e përdorur për të ushqyer sistemin e kultivimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në përfundim të operacionit u arrestua shtetasi Isa Gashi, 63 vjeç, banues në Vadhizë, si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike. Po ashtu, në vijim të veprimeve hetimore, u vu në pranga punonjësi i OSHEE-së, shtetasi Ramis Malaj, 61 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë aktivitet kriminal duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Reklama në FieriWeb

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • 41 bimë narkotike Cannabis Sativa
  • 57 fidanë kanabisi
  • Një sasi lënde narkotike të përpunuar
  • 784 fara kanabisi
  • 5 panele elektrike, 8 llamba, 3 ventilatorë, 2 aspiratorë, 2 filtra ajrimi dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

🔹 Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”.

#AngazhimPërkushtimSakrificë

#TëVendosurKundërKrimit

#NëÇdoSkajTëVendit

#NëShërbimTëQytetarëve

#Denonco112

Related Articles

Back to top button