KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier | Finalizohet operacioni “New Start”, arrestohet 26-vjeçar për shpërndarje kok*ine

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “New Start”, duke goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Fier, pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Yzeir Elmazaj, 26 vjeç, banues në Fier, i cili posedonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me qëllim shitjen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan 81 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. 26-vjeçari ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga Policia, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Reklama në FieriWeb

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button