Fier/ Finalizohet operacioni policor “Fireworks”, sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fireworks”, duke sekuestruar rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që tregtoheshin në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, janë proceduar penalisht tre pronarë dyqanesh: B. L., D. S., 42 vjeç, dhe M. S., 33 vjeç, të cilët kishin në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, lëndë piroteknike që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në zbatim të planit kombëtar të masave për ndalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike gjatë festave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollet në zona të tjera për parandalimin e rasteve të ngjashme.
Policia apelon qytetarët të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik për shëndetin dhe sigurinë publike dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fireworks”. Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla.
Procedohen penalisht 3 pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.
Si rezultat i patrullimeve dhe kontrolleve në dyqane dhe ambiente të tjera, gjatë gjithë periudhës festive, që kryhen në zbatim të planit kombëtar të masave, kundër përdorimit dhe/ose tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, të DVP Fier, konstatuan dhe goditën 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Fireworks”, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. L., D. S., 42 vjeç dhe M. S., 33 vjeç, të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.