KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”, arrestohen 2 shtetas për organizim të llotarive të palejuara

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të organizimit të lotarive të palejuara në një lokal në lagjen “11 Janari”, duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Game Over 2”.

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit L. B., 31 vjeç, dhe A. M., 23 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht pronarja e lokalit, M. M., 60 vjeçe, dhe djali i saj, A. M., 41 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në lokalin e kontrolluar, autoritetet sekuestruan tre aparate celulare, të cilat përmbanin faqe bastesh sportive, shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro, si dhe biseda që lidhen me vendosjen e llotove sportive.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet për të luftuar aktivitetet e paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button