KRONIKËVIDEO

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. (VIDEO)



Tre persona përfunduan në prangat e policisë së Fierit të akuzuar për disa vjedhje të kryera gjatë muajit që lamë pas. Operacioni “Trekëndëshi” bëri të mundur arrestimin e shtetasve, Martin Kapllanaj, Geraldo Veiza si dhe një 16-vjeçar, të tre banues në Vlorë. Në pamjet e publikuara nga policia, njëri prej grabitësve arrestohet në gjumë ndërsa në banesë i gjendet edhe lëndë narkotike kokainë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftim i Policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autorë të 3 vjedhjeve dhe të një tentative për vjedhje, të kryera gjatë tetorit, në biznese dhe në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njëri nga autorët, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, kishte me vete një sasi lënde narkotike kokainë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen para dhe sende të vjedhura, një automjet i marrë me qira nga autorët për të shkuar në vendet ku vidhnin, si dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të thelluara, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

-M. K., 20 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe me dhunë, në një argjendari në Vlorë, i cili në momentin e arrestimit kishte me vete, një sasi lënde narkotike kokainë;

-G. V., 19 vjeç, banues në Vlorë;

-një 16-vjeçar, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

-më datë 12.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë, në një servis për këto pajisje, në Ballsh;

-më datë 13.10.2023, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. Y., në fshatin Varibob;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Ballsh;

-më datë 31.10.2023, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa kamera sigurie, në një biznes në fshatin Cakran.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button