KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Finalizohet operacioni policor “Pritja”, arrestohet 28-vjeçari për shpërndarje droge

Fier, 11 Mars – Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Pritja”, duke arrestuar një 28-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, u vu në pranga shtetasi N. M., banues në fshatin Këmishtaj. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, të gatshme për shitje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. Policia e Fierit vijon operacionet kundër narkotikëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve të paligjshme.