KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Gjendet i pajetë, 72-vjeçari i zhdukur prej ditësh.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku është gjetur i pajetë dhe në gjendje të dekompozuar shtetasi M. Sh., 72 vjeç, banues në lagjen “Liri” të Fierit.
Trupi i tij u gjet në një zonë tokash në fshatin Sektor Seman, pasditen e sotme. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune.
72-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 12.07.2025, pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij në Komisariatin e Policisë Fier për largim nga banesa.
Trupi është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.





