KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier | Gjendet pa shenja jete nga familjarët një 52-vjeçar në Buzëmadh, dyshohet se është vetëvarur

Dje, në fshatin Buzëmadh të Fierit, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi M. L., 52 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe sqarimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




