KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Goditi me mjet prerës punonjësin e sigurisë në spital, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në ambientet e Spitalit Rajonal Fier.
Si pasojë e incidentit, punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Materialet procedurale në ngarkim të 44-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.




