AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier | Histori prekëse – Rea, 4-vjeçarja nga Levani ka nevojë për ndihmën e të gjithëve

Një histori e dhimbshme vjen nga Levani i Fierit, ku një vajzë vetëm 4 vjeçe, e quajtur Rea, po përballet me pasoja të rënda emocionale dhe shëndetësore pas humbjeve të mëdha familjare që në muajt e parë të jetës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Babai i Reas ka ndërruar jetë kur ajo ishte vetëm 10 muajshe, ndërsa në moshën 19 muajshe vajza humbi edhe nënën, e cila u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të pashërueshme. Që prej asaj kohe, Rea jeton nën kujdesin e gjyshes, e cila po përpiqet të jetë mbështetja e vetme dhe e palëkundur për mbesën e saj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e traumave të rënda të përjetuara në një moshë kaq të vogël, Rea nuk flet, ndërsa specialistët theksojnë se ajo ka nevojë urgjente për logoped, terapi dhe trajtim të specializuar, shërbime që gjyshja nuk ka mundësi t’i përballojë e vetme financiarisht.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Familjarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe ndihmë, duke theksuar se çdo kontribut mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e vogëlushes.

Reklama në FieriWeb

📞 Kontakt për ndihmë: 069 949 5345

🏦 IBAN: AL62202210050000000121494654

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund t’i japë Reas një mundësi për të rifituar zërin, shpresën dhe një të ardhme më të mirë. Familja u bën thirrje qytetarëve që kjo histori të shpërndahet, në mënyrë që ndihma të arrijë tek ajo sa më shpejt.

Related Articles

Back to top button