AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Fier/ Homazh për Kryepeshkopin Anastas në Kishën e Shën Gjergjit

Dhjetra besimtarë janë mbledhur këtë të dielë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier, për të marrë pjesë në meshën e rastit, që njëherazi ishte edhe një homazh për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Mesha tradicionale, e drejtuar nga At Dhimitri, u shoqërua me lutje për shpirtin e Fortlumturisë së Tij, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Besimtarët iu drejtuan kishës që në orën 7:00 të mëngjesit, duke qëndruar në lutje deri në përfundimin e shërbesës në orën 10:00.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një prononcim për mediat, At Dhimitri vlerësoi veprën e Kryepeshkopit Anastas, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ringritjen e kishave dhe manastireve në mbarë vendin. Ndër të tjera, ai kujtoi faktin se Kryepeshkopi Anastas ka hedhur gurin e themelit të Kishës së Shën Gjergjit në Fier më 7 janar 1998, duke i dhënë një rëndësi të veçantë kësaj kishe në Myzeqe.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kujtimi i Kryepeshkopit Anastas mbetet i gjallë mes besimtarëve përmes veprës dhe misionit të tij për paqe dhe besim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button