KRONIKË

FIER/ I mituri përfundoi në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, 3 të arrestuar (VIDEO)


Fier/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, si dhe zbatimi i masave të parashikuara në Paketën për Sigurinë në shkolla.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Goditet një tjetër rast i shitjes në afërsi të shkollave, i lëndëve të dëmshme për shëndetin e nxënësve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklamonin lojëra me kompjuterë, për fëmijë dhe adoleshentë, në katin e parë të një lokali të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe për shitjen e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me Azot), vihen në pranga 3 shtetas dhe bllokohet ambienti i përshtatur për këto veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Si pasojë e konsumimit të tollumbaceve me Azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.

✅4 ditë më parë, Policia e Fierit vuri në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike, në afërsi të shkollave.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, në vijim të zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla, si dhe bazuar në inteligjencën policore të siguruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave, si dhe shitjes së lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin e adoleshentëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. X., 60 vjeç dhe R. X., 27 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R. X. kishte përshtatur katin e parë të lokalit për përdorim droge, dhe në bashkëpunim me shtetasit G. X dhe E. L., iu shitnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare), lëndë të rrezikshme për shëndetin (tollumbace me gaz Azot), dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë.

Gjatë kontrolleve, këta 3 shtetas u kapën duke konsumuar lëndë narkotike cannabis sativa, në prezencë të klientëve të tjerë, në dhoma të përshtatura për këtë qëllim, në katin e parë të lokalitl.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bombul me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tollumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot, 4 celularë, një pajisje elektronike për mbushjen e tollumbaceve me gaz dhe një pajisje për konsumimin e lëndës narkotike në formë tymi.

Këta shtetas dyshohet se prej disa muajsh, iu kanë shitur adoleshentëve, tollumbace me lëndë të rrezikshme për shëndetin e tyre (Azot), kundrejt vlerës 350 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Related Articles

Back to top button