Fier/ Informacion mbi situatën atmosferike – Qarku pa probleme, vëmendje te prurjet e Vjosës

Gjatë natës në qarkun Fier janë regjistruar reshje shiu me intensitet deri në mesatar, ndërsa në intervale të shkurtëra edhe me intensitet të lartë.
Sipas strukturave të Mbrojtjes Civile pranë bashkive dhe komunikimit me DVP Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.
Gjendja në territor:
• Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
• Furnizimi me energji elektrike paraqitet i qëndrueshëm, me përjashtim të 4 fiderave që janë aktualisht jashtë pune.
• Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.
Referuar të dhënave mbi nivelin e lumit Vjosa në urën e Memaliajt (5.5 m), po merren masat për njoftimin e Njësive Administrative përgjatë rrjedhës së lumit, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit për çdo situatë të mundshme.
Qarku Fier paraqitet pa probleme në këtë moment, por vëmendja mbetet te prurjet e lumit Vjosë si pasojë e reshjeve me intensitet më të lartë në qarkun Gjirokastër dhe zonat më sipër.




