Fier, interes i shtuar për vaksinimin kundër gripit sezonal. Anila Moçi: Një apel për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe virozash.

Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal ka shënuar rritje të ndjeshme të interesit nga qytetarët në Fier dhe në bashkitë Roskovec e Patos, krahasuar me një vit më parë. Sipas mjekes epidemiologe Anila Moçi, gjatë fushatës së vaksinimit 2024-2025 janë administruar rreth 7000 vaksina më shumë. Për të përmbushur kërkesën në rritje, qendrat shëndetësore kanë tërhequr edhe sasi shtesë vaksinash.
Moçi ka vlerësuar ndërgjegjësimin e shtuar të grupeve të riskut, përfshirë të sëmurët kardiovaskularë, pulmonarë dhe diabetikët. Gjithashtu, ajo ka pohuar se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Në një apel për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe virozash, Moçi ka këshilluar qytetarët të shmangin grumbullimet dhe të përdorin maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksioneve.