FIER/ Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza.
Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza.
Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.