KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Katër arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar në flagrancë katër shtetas, në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e veprave penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- R. L., 65 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin F. M., 38 vjeç;
- A. B., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur u përplas me një automjet të parkuar.
Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin e shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi ka vjedhur vegla pune të ndryshme në banesën e shtetasit A. P. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.