AKTUALITETSTAR CHANNEL

FIER/ Kur qyteti digjet nga vapa, uji mungon – defekti “elektrik” apo neglizhencë institucionale?

Fier, 1 gusht 2025

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej orës 10:00 të paradites, qyteti i Fierit është sërish pa furnizim me ujë të pijshëm, në një tjetër rast ndërprerjeje të papritur që ka shkaktuar reagime të forta nga banorët. Deri në orët e pasdites, asnjë njoftim zyrtar nuk ishte bërë publik, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë tonë për të kërkuar sqarime dhe për të shprehur shqetësimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Kur do vijë uji?”, “Pse nuk na njoftojnë?”, “Po bëhet e përditshme kjo situatë” – janë disa nga mesazhet që kanë mbërritur në adresën tonë, duke reflektuar qartë mungesën e transparencës dhe informimit nga ana e institucionit përgjegjës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Vetëm pas orës 15:00, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier publikoi një njoftim në rrjetin social Facebook, duke deklaruar se ndërprerja ka ardhur për shkak të një defekti elektrik në pompat kryesore. Por ky njoftim u shpërnda në një faqe me vetëm 950 ndjekës, një numër që nuk përfaqëson as afërsisht qytetarët që preken nga mungesa e ujit.

Reklama në FieriWeb

Kjo nuk është hera e parë që ndërprerjet e ujit ndodhin pa paralajmërim dhe pa asnjë mekanizëm informimi në kohë reale. Qytetarët theksojnë se, për një shërbim kaq jetik si uji i pijshëm, është e papranueshme të mungojë njoftimi, komunikimi dhe mbi të gjitha, një plan serioz për zgjidhje.

Në mungesë të një platforme zyrtare të komunikimit dhe pa ndonjë reagim të detajuar mbi situatën, qytetarët e Fierit mbeten të painformuar dhe të lënë në mëshirë të fatit – një realitet që po përsëritet gjithnjë e më shpesh.

Related Articles

Back to top button