Fier/ Kush janë deputetët socialistë që futen në Kuvend, Ceno Klosi më i votuari, siguron mandat edhe Zegjine Çaushi! PD ligjvënës vetëm nga lista e mbyllur

Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.
PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Sipas votave të numëruara deri më tani, në Kuvend futen Ceno Klosi me 16261, Klevis Jahaj me 12559, Asfloral Haxhiu me 11607 vota, Antoneta Dhima me 6739 vota, Elton Korreshi me 5944 vota, Zegjine Çaushi me 3988 vota dhe Dhimitër Kruti 3621 vota. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.
Vijon ende numërimi i kutive të qarkut të Fierit si për votat brenda dhe jashtë vendit.
Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Ceno Klosi – 16261
Klevis Jahaj – 12559 vota
Asfloral Haxhiu – 11607 vota
Antoneta Dhima – 6739 vota
Elton Korreshi – 5944 vota
Zegjine Caushi – 3988 vota
Dhimitër Kruti, 3621 vota
Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)




