POLITIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Kush janë deputetët socialistë që futen në Kuvend, Ceno Klosi më i votuari, siguron mandat edhe Zegjine Çaushi! PD ligjvënës vetëm nga lista e mbyllur

Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.

PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Sipas votave të numëruara deri më tani, në Kuvend futen Ceno Klosi me 16261, Klevis Jahaj me 12559, Asfloral Haxhiu me 11607 vota, Antoneta Dhima me 6739 vota, Elton Korreshi me 5944 vota, Zegjine Çaushi me 3988 vota dhe Dhimitër Kruti 3621 vota. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.

Vijon ende numërimi i kutive të qarkut të Fierit si për votat brenda dhe jashtë vendit. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"


Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate

Belinda Balluku (listë e mbyllur)

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Petrit Malaj (listë e mbyllur)

Kiduina Zaka (listë e mbyllur)

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Erjo Mile (listë e mbyllur)

Ana Nako (listë e mbyllur)

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ceno Klosi – 16261

Klevis Jahaj – 12559 vota

Asfloral Haxhiu – 11607 vota

Antoneta Dhima – 6739 vota

Elton Korreshi – 5944 vota

Zegjine Caushi – 3988 vota

Dhimitër Kruti, 3621 vota

Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate

Gazment Bardhi (listë e mbyllur)

Luan Baçi (listë e mbyllur)

Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)

Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

Related Articles

Back to top button