Fier, kushërinjtë rrahin të afërmin për motive të dobëta – dy të arrestuar, dy të dehur përplasen me makina

Policia e Fierit ka kryer disa ndërhyrje gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar autorë dhune dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur, si dhe duke marrë një denoncim për largim nga banesa.
Në fshatin Portëz, u arrestua 27-vjeçari A. D., ndërsa për kushëririn e tij, A. D., 48 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë. Të dy akuzohen se, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tyre dhe i kanë dëmtuar automjetin me sende të forta.
Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
- M. Sh., 38 vjeç, nga Patosi, i cili, në gjendje të dehur, duke drejtuar motomjetin në fshatin Kuqar, u përplas me një automjet. Ai mbeti vetë i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
- N. G., 59 vjeç, nga Fieri, i cili, në lagjen “Sheq i Madh”, gjithashtu në gjendje të dehur, u përplas me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, një 63-vjeçar ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.




