POLITIKËSTAR CHANNEL

Fier – Luan Baçi pranon humbjen në zgjedhjet e 11 majit: “Nuk e bëmë si duhet detyrën tonë”

Luan Baçi, i cili u spostua nga Gazment Bardhi si drejtues i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, ka pranuar publikisht humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 11 majit.

Reklama në FieriWeb

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baçi i kërkon ndjesë demokratëve për rezultatin zhgënjyes, duke pranuar se nuk arritën të përmbushnin detyrën siç duhet. Ai shpreh mirënjohje për kontributin e palodhur të anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së në Fier.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Mirënjohje, respekt dhe falënderim, me gjithë zemër, qindra mijëra demokratëve të thjeshtë që nuk u tërhoqën kurrë, që nuk ndaluan asnjëherë së kontribuari, nuk kërkuan asgjë në këmbim të punës së tyre vetmohuese!”, shkruan Baçi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në postimin e tij, ai përmend dhe falënderon në mënyrë të veçantë drejtues lokalë si Haki dhe Haxhi nga Njësia Dërmenas në Fier, si dhe gjithë strukturat e PD-së në të gjitha nivelet.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Shumë ndjesë të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si ju,” përfundon ai, duke marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët të opozitës në këtë qark.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button