AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Lumi del nga shtrati në Mbrostar Ura, përmbyten stalla bagëtish dhe pulari

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje në disa zona, ku si pasojë janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari, duke vënë në rrezik bagëtitë dhe aktivitetin e fermerëve të zonës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka zhvilluar takime me fermerët e dëmtuar. Këta të fundit janë ankuar për situatën e krijuar dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti, veçanërisht për nxjerrjen e bagëtive nga uji dhe për minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Strukturat e emergjencave civile dhe autoritetet vendore po monitorojnë situatën, ndërsa pritet ndërhyrje me mjete dhe forca të specializuara për menaxhimin e emergjencës dhe ndihmën ndaj fermerëve të prekur.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button