FIER/ Mardhënie sek*uale me dhunë në pranga 1 shtetas, në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. B., 56 vjeç dhe F. B., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Pluk, pasi kanë kryer punime ndërtimi, në banesat e tyre, pa leje;
-Xh. Rr., 26 vjeç dhe D. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Kozarë, pasi posedonin armë gjahu, pa leje. 2 armët u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, si provë materiale;
-një 17-vjeçar, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. A., 35 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 44 vjeç, banues në Çermë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 58-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.