Fier, masa të shtuara sigurie për etapën finale të Turit Çiklistik të Shqipërisë – Kufizime qarkullimi më 30 maj

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së etapës së fundit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, e cila do të zhvillohet ditën e premte, më 30 maj 2025.
Në këtë kuadër, Policia Rrugore Fier njofton se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore kryesore, sipas këtij orari:
- Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit: nga ora 10:00 deri në 11:15
- Rruga Fier – Savër: nga ora 10:50 deri në 12:00
- Segmenti Savër – dalje në Levan: nga ora 11:45 deri në 13:00
- Rruga Levan – Qendër Fier: nga ora 12:40 deri në 13:15
Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke shmangur lëvizjen në këto akse gjatë kohës që zhvillohet aktiviteti sportiv, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe vijueshmërisë së garës.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen në zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv.