KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Monitorim intensiv i Policisë Rrugore, 21 të proceduar dhe mbi 2 mijë masa administrative gjatë javës

Policia Rrugore në Fier ka vijuar monitorimin intensiv të akseve rrugore dhe pikave hyrëse-dalëse të qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin më efektiv të trafikut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve në terren dhe verifikimeve të kryera, janë proceduar penalisht 21 shtetas. Nga këta, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në kuadër të masave parandaluese dhe kontrolleve të përforcuara në rrugët urbane dhe interurbane, janë vendosur gjithsej:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”
  • 1 409 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe autostradën A2;
  • 74 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 19 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 108 masa për parakalime të gabuara;
  • 13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 384 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik për aksidentet.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar 23 motomjete që qarkullonin pa dokumentacion dhe pa targat përkatëse.

Reklama në FieriWeb

Policia Rrugore e Fierit apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se sjellja e përgjegjshme në rrugë është thelbësore për rritjen e sigurisë, mbrojtjen e jetës dhe shmangien e aksidenteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button