Fier/ Në kërkim prej një viti për dhunë në familje dhe armë pa leje, kapet 50-vjeçari nga Patosi!
Fier– Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim prej një viti, me vendim të Gjykatës së Fierit, është arrestuar sot (29 janar) nga policia vendore.
I prangosuri është Dashnor Bregu, banues në Dukas të Patosit, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16 prill 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, bëri me dije policia.
Gazetarja Marsela Topi, informon se sipas dosjes hetimore, në muajin mars 2024, Bregu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në banesë, ku gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje.