AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Nis aksioni i pastrimit të zonave bregdetare pas vërshimeve të Vjosës dhe Semanit

Pas vërshimeve të javës së kaluar të lumenjve Seman dhe Vjosë, tonelata me mbetje urbane dhe inerte kanë mbuluar zonat bregdetare të Fierit. Autoritetet vendore kanë nisur sot një aksion të gjerë për pastrimin dhe grumbullimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, të pajisur me mjete dhe makineri të rënda, po largojnë tonelata mbetjesh plastike, drusore dhe inerte që lumenjtë kanë transportuar drejt detit Adriatik, duke përfshirë zonat e Darëzezës dhe Semanit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kryebashkiaku Armando Subashi tha se aksioni do të vijojë për shkak të hapësirës së madhe që mbulojnë mbetjet dhe pritet të zgjasë rreth dy javë. Përveç punonjësve, në aksion po përdoren skrep dhe eskavatorë për pastrimin e zonave bregdetare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Qëllimi i aksionit është rikthimi i pastërtisë dhe sigurimit të zonave bregdetare të Fierit për qytetarët dhe vizitorët.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button