POLITIKËSTAR CHANNEL

Fier – Nis numërimi i votave për Primaret, 4,582 votues në Qarkun Fier

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Fier, ka nisur procesi i numërimit të votave për Primaret e PD në Qarkun Fier, ku morën pjesë 4,582 votues. Të gjitha 6 kutitë e votimit nga degët e qarkut do të numërohen në Fier, ndërsa procesi po monitorohet nga kandidatët, vëzhguesit, drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi dhe mediat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pjesëmarrja në votim sipas degëve ishte:
• Fier – 1,151 votues
• Lushnjë – 1,450 votues
• Divjakë – 735 votues
• Roskovec – 634 votues
• Mallakastër – 273 votues
• Patos – 339 votues

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Fier, si dega më e madhe e qarkut, procesi u shty me 1 orë e 20 minuta për shkak të pjesëmarrjes së lartë. Numërimi po vijon dhe pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button