Fier/ Operacioni antidrogë “Koordinata” – Arrestohen 2 persona, asgjësohen 284 bimë narkotike

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”.
Gjatë kontrolleve intensive të ushtruara gjatë natës, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë zbuluar 2 parcela toke publike, në të cilat ishin kultivuar 284 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Në vendngjarje u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
- Adrian Shkrela, 50 vjeç, banues në Tiranë
- Jorgos Bena, 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë
Të dy shtetasit akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Bimët narkotike u asgjësuan menjëherë nga shërbimet e policisë, ndërsa kontrollet në terren vijojnë me intensitet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.




