KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Operacioni “Drugs” zbardh veprimtari kriminale në një lokal në lagjen “1 Maj”, arrestohet kamarieria 42 vjeçe, pronari në kërkim

Fier – Policia ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Drugs”.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Gjatë operacionit u arrestua Marinela Kita, 42 vjeçe, e cila punonte si banakiere dhe kameriere në një lokal në lagjen “1 Maji”. Ajo u kap në flagrancë me një sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, ndërsa nga kontrolli në ambientet e lokalit u zbuluan mbetje të kësaj lënde, të dyshuara se ishin konsumuar nga klientët.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pronari i lokalit, Sokol Osmani, 43 vjeç, është shpallur në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, ndërsa kushëriri i tij, M.O., 30 vjeç, u procedua në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit të automjetit të parkuar në lokal, këtij të fundit iu gjetën dhe sekuestruan 13,000 euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti, një grirëse, tre celularë dhe shuma e parave.

Policia ka bërë të ditur se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, ndërsa po vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button