AKTUALITETKRONIKË

Fier: Operacioni “Wanted” çon në arrestimin e një 38-vjeçari të rrezikshëm


Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Wanted,” duke arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim për një sërë veprash penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I ndaluari, identifikuar si Adriatik Shabanaj, u kap në banesën e tij në lagjen “1 Maji,” Fier, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e policisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shtetasi A. Sh. ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë kishte lëshuar një urdhër për arrest me burg. Në vitin 2021, në Berat, ai kishte tentuar të vriste një shtetas për motive të dobëta duke përdorur armë zjarri. Gjithashtu, ndaj tij rëndonin akuzat për mbajtje pa leje të armëve dhe për largim nga vendi i qëndrimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi edhe një aparat celular të përdorur nga i dyshuari. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button