FIER/ Organizonin lojra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 5 shtetas.
DVP Fier/ Rezultate të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Organizonin lojra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 5 shtetas.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur 2 raste të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Kastrioti”. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. P., 37 vjeç dhe E. C., 52 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkpëunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 3 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 28 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të dy banues në Ballsh; A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Kalenjë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.