FIER/ “Pa ndihmën e fëmijëve do ishim të vdekur”, flasin pensionistët pas indeksimit të pensioneve me 4.1 përqind
Indeksimi i pensioneve me 4. 1 % duke filluar nga 1 Tetori, është tallje e radhës e qeverisë.
Gazetarja Marsela Topi raporton se, pensionistët fierakë të cilët e konsiderojnë një rritje fare minimale që nuk i ndihmon aspak ekonomikisht. Në kulmin e indinjatës ata pohojnë se kjo kategori që duhet parë me mjaft prioritet është lënë në mëshirë të fatit “. Tete kafe në muaj, mund të sigurojmë me këtë shtesë “ , thotë një pensionist , teksa thekson se nëse qeveria nuk i rrit pensionet me 20% , as votën nuk do të marrë më , ndërsa një tjetër pohon se nëse nuk do të kishin ndihmën e fémijëve, do të kishin vdekur tashmë”
Teksa e cilësojnë lëvizje elektorale këtë shtesë të papërfillshme, pensionistët fierakë thonë se këtë herë do ta mendojnë mirë votën në zgjedhje pasi deri më sot i kanë keqpërdorur duke i quajtur “elektorat i sigurt”.
Këtë indeksim është turp ta zësh në gojë thonë pensionistët fierakë , ndërsa rritjen e pagës së politikanëve e shohin të padrejtë.” Ne jemi brezi që ndërtuam vendin kanë pohuar ata, por sot jemi të braktisur në mëshirë të fatit, ndërsa vendi është në dorën e bandave.