AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Përkujtim për 82-vjetorin e krijimit të Batalionit Partizan të Semanit

Sot u përkujtua 82-vjetori i krijimit të Batalionit Partizan të Semanit, një nga formacionet më të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në ceremoninë e zhvilluar pranë memorialit kushtuar dëshmorëve të këtij batalioni morën pjesë deputetja Antoneta Dhima, kolegu i saj Ramion Kurti, përfaqësues të Organizatës së LANÇ-it, të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, autoritete të pushtetit qendror e vendor, pasardhës të veteranëve të luftës si dhe banorë të zonës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë aktivitetit u vendosën buqeta me lule në nder të dëshmorëve, ndërsa në fjalën e saj, deputetja Dhima e cilësoi 23 shtatorin si një datë historike për trevën e Semanit dhe një gur themeli në kujtesën kombëtare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Kjo ngjarje mbart vlera të veçanta për gjithë krahinën e Myzeqesë, pasi kujton veprën e pavdekshme të bijve e bijave të kësaj toke, të cilët 82 vite më parë luftuan për lirinë e atdheut. Kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten të paharruara”, u shpreh Dhima.

Reklama në FieriWeb

Lavdi dëshmorëve të Batalionit të Semanit!

Related Articles

Back to top button