Fier – Pezullime dhe masa sigurie për 6 zyrtarë të Policisë dhe IMT-së, dyshohen për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar sot urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 3 punonjësve të policisë dhe 3 zyrtarëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Mallakastër. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Të gjashtë zyrtarët janë nën hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”. Gjykata ka vendosur për ta masat e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Të pezulluarit janë:
-Inspektor Y. K., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier
-Inspektor I. B., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier
-Inspektor D. K., Ndihmës Specialist / SPZ, Komisariati i Policisë Fier
-Kryeinspektor A. X., IMT, Bashkia Mallakastër
-Inspektor SH. XH., IMT, Bashkia Mallakastër
-Inspektor K. Y., IMT, Bashkia Mallakastër
Sipas hetimeve të thelluara të AMP-së, që përfshinë edhe metoda speciale, dyshohet se punonjësit e Policisë kanë bashkëpunuar me zyrtarët e IMT-së duke lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër, në shkelje të ligjit dhe detyrës.